Berisha 1 3 746x450

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se opozita do të zbarkojë në shesh deri në rrëzimin e Ramës.

Berisha: Kjo kërkon nga secili nga në që të bindë gjithnjë e më shumë qytetarët, se qëndrimi në shesh përsa kohë, deri sa të largohet regjimi, është rruga më e sigurt e fitores sonë. Drejt asaj në mënyrë të pandalshme do të shkojmë. Edi Rama të bëjë çtë dojë, pas diellit të shkojë, shpresë nuk ka, do të shkojë aty ku e ka vendin, te ata që qeverisin me kartel droge. Deri në protestën e ardhshme duhet të tregojmë se do të jemi fitimtar.

Berisha tha se opsion është edhe qëndrimi në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, por shtoi se “kjo kërkon që secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë”.

Sali Berisha: Gjithçka varet nga kryengritja jonë paqësore që s’duhet të ndalet kurrë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, në mënyrë që të marrim
dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti. Gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi
nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë. Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon që secili nga ne
që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. Ju garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme po shkojmë.
Edi Rama mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka.

Berisha: Ne zgjedhim Tiranën për protestë, se aty janë hajdutët. Rrugë që shpartallohen deri me shirat e para, edhe pse janë inauguro tani. Kombin shqiptar e nxijnë ata që kanë përzënë nga Shqipëria 1.1 mln qytetarë në hapësirën e Shengen, ata që bëjnë pucc dhe marrin në dorë të gjithë pushtet. Unë sa u ktheva nga Asambleja Kombëtare e Strasburgut. Në historinë 7 vjeçare të asamblesë, Ramës i janë anuluar dreka dhe darka pune, pasi ka folur sikur të ishte djali i Enver Hoxhës, i Gadafit.

Rama është i tmerruar. Po bën gjithçka në botë, po shpenzon qindra mln, që të dalë nga rrethi i kuq. Por nuk del. Nuk shpëton dot nga lidhjet me kartelet e drogës, që janë evidentuar. Dosja Balluku dhe AKSHI, gur dhe plumb mbi shpatullat e trupit të Ramës, pasi janë dosja “Rama”. Nuk është dosja e Belindës dhe Mirlindës, por e Ramës dhe e Lindës së tij. Ndaj është në panik. Fjalës normale të një fermeri i përgjigjet me arrogancën e një hajduti, duke mos e lënë të flas.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights