5f534560 ae43 11f0 8c88 ef716e73d157 696x391

Parlamenti japonez zgjodhi sot ultrakonservatoren Sanae Takaich  si gruan e parë në krye të qeverisë, duke i dhënë fund krizës politike që pasoi humbjen e rëndë të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në zgjedhjet e korrikut, sipas AP.

Ajo zëvendëson ish-kryeministrin Shigeru Ishiba, i cili dha dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij.

Takaichi mori 237 vota, duke mposhtur kandidaten e opozitës, Yoshikoko Noda, e cila siguroi 149 vota. Rezultati u arrit pas marrëveshjes së papritur të LDP-së me partinë nacionaliste “Japan Innovation Party” (Ishin no Kai), e cila i dha shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Megjithatë, koalicioni i ri mbetet i brishtë, pasi ende nuk kontrollon plotësisht të dyja dhomat e parlamentit.

Marrëveshja e koalicionit pritet ta shtyjë politikën japoneze më djathtas. Pas ndarjes nga partneri i vjetër Komeito, i qendrës së majtë, konservatorët duhet të tërheqin mbështetje edhe nga parti të tjera për të kaluar ligjet kryesore, përndryshe qeveria e re rrezikon jetë të shkurtër.

Sfida më urgjente për Takaichi është rritja e çmimeve dhe paketa ekonomike që pritet të prezantohet deri në fund të dhjetorit. Ndërkohë, ajo përgatitet edhe për një javë të ngarkuar me samite rajonale dhe bisedime me presidentin amerikan Donald Trump.

Edhe pse është gruaja e parë në krye të qeverisë, Takaichi nuk pritet të miratojë me çështjet e barazisë gjinore. Ajo kundërshton martesat mes të njëjtës gjini, përdorimin e mbiemrave të veçantë nga çiftet e martuara dhe mbështet trashëgiminë vetëm mashkullore në familjen perandorake.

E konsideruar si pasaardhëse e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe, Takaichi synon forcimin e ushtrisë, rritjen ekonomike dhe ndryshimin e kushtetutës paqësore të Japonisë. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa nga këto objektiva do të realizohen, duke parë bazën e kufizuar parlamentare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights