Operacioni antidroge italiani 1024x576

Pakot me para të përftuara nga aktiviteti kriminal janë transportuar nga Bari i Italisë në Shqipëri, përmes agjencive të transportit me autobus.

Kështu u deklarua këtë të Mërkurë në konferencën e përbashkët të zyrtarëve të drejtësisë italiane e shqiptare, pas megaoperacionit “Ura” që çoi në arrestimin e 52 personave.

“Kemi arritur të filmojmë që personat nga Italia ia besonin paratë agjencive të transportit me autobus, që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet për eliminimin e vështirësive në kalimin e kufijve është arritur përmes shkëmbimit të informacionit, janë kryer lokalizime përmes GPS.

Kemi arritur të shohim paratë që nga Italia, Bari, shkonin te shoferët e autobusëve. Nga autobusi vinin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të gjitha të dhënat e marra nga chat-et, fotografi të këtyre bisedave në celular. Përveç lëndëve narkotike edhe pako me para e letra të shkruara me dorë për të dhënat ekonomike të grupit”, tha një zyrtar Italian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights