Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht kemi shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 18/28 | Diell, vranësira, reshje |
Kukës | 15/25 | Diell, vranësira, reshje |
Lezhë | 19/31 | Diell, vranësira |
Dibër | 16/26 | Diell, vranësira, reshje |
Durrës | 20/30 | Diell, vranësira |
Tiranë | 20/32 | Diell, vranësira, reshje |
Elbasan | 19/31 | Diell, vranësira, reshje |
Berat | 18/31 | Diell, vranësira, reshje |
Vlorë | 21/30 | Diell, vranësira, reshje |
Korçë | 16/26 | Diell, vranësira, reshje |
Gjirokastër | 17/31 | Diell, vranësira, reshje |
Sarandë | 19/31 | Diell, vranësira |