Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/34 Diell
Kukës 16/34 Diell
Lezhë 17/34 Diell
Dibër 16/34 Diell
Durrës 18/34 Diell
Tiranë 21/35 Diell
Elbasan 18/36 Diell
Berat 17/36 Diell
Vlorë 20/35 Diell
Korçë 16/33 Diell
Gjirokastër 16/36 Diell
Sarandë 17/35 Diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights