Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të nxehta e të thata..
Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 6-9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/41 |
Diell pak re |
Kukës | 17/38 |
Diell pak re |
Lezhë | 20/37 |
Diell pak re |
Dibër | 18/38 |
Diell pak re |
Durrës | 20/34 |
Diell pak re |
Tiranë | 25/41 |
Diell pak re |
Elbasan | 24/41 |
Diell pak re |
Berat | 18/38 |
Diell pak re |
Vlorë | 21/36 |
Diell pak re |
Korçë | 19/35 |
Diell pak re |
Gjirokastër | 18/40 |
Diell pak re |
Sarandë | 22/36 |
Diell pak re |