Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra kthjellimesh në pjesën e parë të ditës përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/13 Re shi
Kukës  2/10 Re shi
Lezhë 8/13 Re shi
Dibër 0/10 Re shi
Durrës 8/15 Re shi
Tiranë 10/15 Re diell shi
Elbasan 9/16 Re diell shi
Berat 8/17 Re diell
Vlorë 10/17 Re diell shi
Korçë 0/9 Re diell
Gjirokastër 5/13 Re diell shi
Sarandë 11/15 Re diell shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights