Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash prej orëve të para të 24 orëshit dhe gjatë gjithë ditës. Në Alpe dhe veri-verilindje mbi 1400-1600 metra dhe juglindje mbi 1500-1700 metra pritet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e vranësirave të dendura pritet të fitojë shpejtësi deri 15 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 10/14 Re shi
Kukës 7/11 Re shi borë
Lezhë 9/14 Re shi
Dibër 5/10 Re shi borë
Durrës 10/16 Re shi
Tiranë 11/17 Re shi
Elbasan 8/16 Re shi
Berat 9/17 Re shi
Vlorë 12/17 Re shi
Korçë 5/12 Re shi borë
Gjirokastër 8/15 Re shi
Sarandë 10/17 Re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights