Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në relievet e larta malore të vendit reshjet shiut në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar do të jenë në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 7-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/38 |
Diell re |
| Kukës | 16/35 |
Diell re shi |
| Lezhë | 20/37 |
Diell re |
| Dibër | 17/35 |
Diell re shi |
| Durrës | 21/35 |
Diell re |
| Tiranë | 23/36 |
Diell re |
| Elbasan | 22/38 |
Diell re |
| Berat | 19/37 |
Diell re |
| Vlorë | 21/34 |
Diell re |
| Korçë | 16/29 |
Diell re |
| Gjirokastër | 17/37 |
Diell re shi |
| Sarandë | 18/35 |
Diell re |
