Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, të cilat pritet të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata të izoluara afatshkurtra, përqendruar në relievet malore të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s, ndërsa valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.

