Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare në relievet malore në lindje dhe juglindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 7-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/34 | Diell |
| Kukës | 14/30 | Diell re |
| Lezhë | 21/31 | Diell |
| Dibër | 12/29 | Diell re |
| Durrës | 19/32 | Diell |
| Tiranë | 21/30 | Diell |
| Elbasan | 19/34 | Diell |
| Berat | 15/32 | Diell |
| Vlorë | 20/30 | Diell |
| Korçë | 14/26 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/35 | Diell |
| Sarandë | 20/32 | Diell |
