Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin duke nisur nga orët e para të ditës deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime si dhe shtim gradual të vranësirave, mesatare deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimin në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 6/22 | Diell pak re |
| Kukës | 3/19 | Diell pak re |
| Lezhë | 7/22 | Diell pak re |
| Dibër | 2/18 | Diell pak re |
| Durrës | 7/23 | Diell pak re |
| Tiranë | 9/24 | Diell pak re |
| Elbasan | 9/23 | Diell pak re |
| Berat | 6/23 | Diell re |
| Vlorë | 10/21 | Diell re |
| Korçë | 2/17 | Diell re |
| Gjirokastër | 4/22 | Diell re |
| Sarandë | 12/20 | Diell re |
