Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me termometrin që në disa qytete do të shënojë 35 gradë Celsius.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/34 Diell pak re
Kukës 17/28 Diell pak re
Lezhë 21/33 Diell
Dibër 15/26 Diell pak re
Durrës 19/33 Diell
Tiranë 22/34 Diell pak re
Elbasan 20/35 Diell pak re
Berat 19/34 Diell pak re
Vlorë 21/31 Diell
Korçë 15/27 Diell
Gjirokastër 14/35 Diell pak re
Sarandë 19/30 Diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights