Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat e dendura në orët e mesditës deri ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në relievet malore në lindje si dhe në malësitë e zonës së jugut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 8/20 | Re diell |
| Kukës | 7/16 | Re diell |
| Lezhë | 8/20 | Re diell |
| Dibër | 5/15 | Re diell |
| Durrës | 8/22 | Diell re |
| Tiranë | 9/23 | Diell re |
| Elbasan | 7/23 | Diell re |
| Berat | 6/22 | Diell re |
| Vlorë | 9/21 | Diell re |
| Korçë | 1/14 | Re diell |
| Gjirokastër | 4/20 | Re diell |
| Sarandë | 8/21 | Diell re |
