Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | ||
| Shkodër | 9/20 | Diell | 
| Kukës | 6/18 | Diell | 
| Lezhë | 8/19 | Diell | 
| Dibër | 5/19 | Diell | 
| Durrës | 10/23 | Diell | 
| Tiranë | 11/24 | Diell | 
| Elbasan | 12/25 | Diell | 
| Berat | 9/25 | Diell | 
| Vlorë | 11/22 | Diell | 
| Korçë | 4/17 | Diell | 
| Gjirokastër | 5/25 | Diell | 
| Sarandë | 13/22 | Diell | 

