Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/37 | Diell |
Kukës | 19/36 | Diell pak re |
Lezhë | 20/36 | Diell |
Dibër | 19/34 | Diell pak re |
Durrës | 19/35 | Diell |
Tiranë | 24/37 | Diell |
Elbasan | 22/38 | Diell pak re |
Berat | 20/37 | Diell |
Vlorë | 21/35 | Diell |
Korçë | 19/33 | Diell pak re |
Gjirokastër | 17/37 | Diell |
Sarandë | 20/35 | Diell |