Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me temperatura që do të shënojnë 42 gradë Celsius në disa qytete, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 25/41 | Diell |
| Kukës | 22/40 | Diell |
| Lezhë | 26/41 | Diell |
| Dibër | 21/39 | Diell |
| Durrës | 24/41 | Diell |
| Tiranë | 26/41 | Diell |
| Elbasan | 25/42 | Diell |
| Berat | 23/42 | Diell |
| Vlorë | 26/39 | Diell |
| Korçë | 22/38 | Diell |
| Gjirokastër | 22/42 | Diell |
| Sarandë | 25/40 | Diell |
