Moti

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të herëpashershme dhe gradualisht shtim vranësirash, mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit pas orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-13 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/24 Re shi diell
Kukës 12/22 Re shi diell
Lezhë 16/23 Re shi diell
Dibër 12/22 Re shi diell
Durrës 16/25 Re shi diell
Tiranë 17/25 Re shi diell
Elbasan 16/26 Re shi diell
Berat 16/25 Re shi diell
Vlorë 17/26 Re shi diell
Korçë 11/20 Re shi diell
Gjirokastër 14/25 Re shi diell
Sarandë 15/25 Re shi diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights