if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Moti

Shqipëria do të ndikohet nesër nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht me diell në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit nga shërbimet meteorologjike, moti pritet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në relievet e larta malore të qendrës dhe jugut, në orët e mesditës deri në ato të pasdites, do të ketë vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet forcim i përkohshëm i saj me shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat do të shënojnë vlera të larta në të gjithë territorin, si më poshtë:

Shkodër: 22 / 37°C – Diell
Kukës: 18 / 35°C – Diell
Lezhë: 24 / 37°C – Diell
Dibër: 15 / 34°C – Diell
Durrës: 21 / 35°C – Diell
Tiranë: 22 / 37°C – Diell
Elbasan: 21 / 39°C – Diell me pak re
Berat: 19 / 38°C – Diell me pak re
Vlorë: 20 / 36°C – Diell
Korçë: 15 / 32°C – Diell me re
Gjirokastër: 17 / 37°C – Diell me pak re
Sarandë: 15 / 32°C – Diell

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights