Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime gjatë orëve të pasdites. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme(me ndërprerje) me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra në male shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim –jugperëndim me shpejtësi deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri 11 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/25 | Re shi diell |
| Kukës | 11/24 | Re shi diell |
| Lezhë | 14/26 | Re shi diell |
| Dibër | 11/23 | Re shi diell |
| Durrës | 14/26 | Re shi diell |
| Tiranë | 15/26 | Re shi diell |
| Elbasan | 16/27 | Re shi diell |
| Berat | 13/27 | Re shi diell |
| Vlorë | 15/25 | Re shi diell |
| Korçë | 12/23 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 12/26 | Re shi diell |
| Sarandë | 13/25 | Re shi diell |
