Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare, kryesisht në formën e reve të mesme e të larta transparente, në relievet malore të vendit.
Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim veriperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/32 | Diell |
| Kukës | 13/30 | Diell re |
| Lezhë | 15/32 | Diell |
| Dibër | 14/29 | Diell re |
| Durrës | 16/31 | Diell |
| Tiranë | 18/32 | Diell |
| Elbasan | 17/31 | Diell |
| Berat | 16/32 | Diell |
| Vlorë | 18/30 | Diell |
| Korçë | 13/28 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/30 | Diell |
| Sarandë | 16/31 | Diell |
