Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri në ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe male era hera-herës do të shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 8/21 | Diell |
| Kukës | 5/18 | Diell re |
| Lezhë | 6/20 | Diell |
| Dibër | 0/17 | Diell re |
| Durrës | 6/21 | Diell |
| Tiranë | 8/22 | Diell |
| Elbasan | 7/22 | Diell |
| Berat | 4/23 | Diell |
| Vlorë | 8/19 | Diell |
| Korçë | 2/14 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/21 | Diell |
| Sarandë | 9/21 | Diell |
