Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Parashikohet reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore, reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten të pranishme herë pas here në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe në jug të vendit hera-herës oarashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e Alpeve, relievet malore në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-800 metër, parashikohet reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht reshje bore me intensitet deri mesatar kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 18m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 2/7 | Re shi |
| Kukës | -3/0 | Re shi/borë |
| Lezhë | 3/9 | Re shi |
| Dibër | -3/2 | Re shi/borë |
| Durrës | 4/11 | Re shi |
| Tiranë | 5/11 | Re shi |
| Elbasan | 2/8 | Re shi |
| Berat | 2/11 | Re shi |
| Vlorë | 5/11 | Re shi |
| Korçë | -2/0 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | -1/8 | Re shi/borë |
| Sarandë | 5/11 | Re shi |
