Moti 2 scaled

Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër priten reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra. Në verilindje në lartësinë mbi 1500 metra priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 18 m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i lartë, i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 10/17 Re shi
Kukës 8/14 Re shi
Lezhë 10/16 Re shi
Dibër 6/16 Re shi
Durrës 9/21 Re shi
Tiranë 11/21 Re shi
Elbasan 11/19 Re shi
Berat 9/22 Re shi
Vlorë 12/20 Re shi
Korçë 5/13 Re shi
Gjirokastër 8/15 Re shi
Sarandë 11/19 Re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights