Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti do të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash të mesme dhe të larta, të cilat do të jenë më të dukshme kryesisht mbi relievet malore.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë hera-herës shpejtësi deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/36 | Diell pak re |
| Kukës | 19/34 | Diell re |
| Lezhë | 20/36 | Diell |
| Dibër | 17/32 | Diell re |
| Durrës | 20/35 | Diell |
| Tiranë | 22/36 | Diell pak re |
| Elbasan | 22/36 | Diell pak re |
| Berat | 17/35 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/34 | Diell |
| Korçë | 18/32 | Diell |
| Gjirokastër | 17/36 | Diell re |
| Sarandë | 20/34 | Diell re |
