Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/31 | Diell |
Kukës | 16/30 | Diell re |
Lezhë | 19/31 | Diell |
Dibër | 12/29 | Diell re |
Durrës | 15/33 | Diell |
Tiranë | 20/34 | Diell |
Elbasan | 18/35 | Diell |
Berat | 17/35 | Diell |
Vlorë | 20/29 | Diell |
Korçë | 17/27 | Diell re pak shi |
Gjirokastër | 16/36 | Diell pak re |
Sarandë | 17/33 | Diell |