Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash mesatare të larta transparente, përqendruar në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14m/s, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 5/17 | Diell pak re |
| Kukës | 2/14 | Diell pak re |
| Lezhë | 6/16 | Diell pak re |
| Dibër | 4/12 | Diell pak re |
| Durrës | 7/20 | Diell pak re |
| Tiranë | 8/20 | Diell pak re |
| Elbasan | 9/20 | Diell pak re |
| Berat | 5/19 | Diell pak re |
| Vlorë | 8/19 | Diell pak re |
| Korçë | 4/10 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 3/20 | Diell pak re |
| Sarandë | 9/20 | Diell pak re |
