Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10 m/s deri në orët e pasdites ndërsa pas orëve të pasdites era me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 9/14 Re shi
Kukës 7/13 Re shi/borë
Lezhë 9/14 Re shi
Dibër 7/10 Re shi/borë
Durrës 10/15 Re shi
Tiranë 11/16 Re shi
Elbasan 6/14 Re shi
Berat 12/15 Re shi
Vlorë 13/16 Re shi
Korçë 6/9 Re shi/borë
Gjirokastër 9/12 Re shi
Sarandë 10/15 Re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights