Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe intervale me kthjellime, ndërsa pas orëve të mesditës prezencë e vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut priten të dobëta dhe lokale me intensitet të ulët në jug e qendër të vendit, deri në mesditë, ndërsa gradualisht gjatë orëve të pasdites reshjet e shiut pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të  vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-lindje me shpejtësi 10m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet era pritet të fitojë shpejtësi 25m/s, me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.  

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/16 Diell re shi
Kukës 2/9 Diell re shi/borë
Lezhë 6/17 Diell re shi
Dibër 4/12 Diell re shi/borë
Durrës 11/19 Diell re shi
Tiranë 9/19 Diell re shi
Elbasan 9/19 Diell re shi
Berat 9/20 Diell re shi
Vlorë 12/20 Diell re shi
Korçë 2/8 Diell re shi
Gjirokastër 14/17 Diell re shi
Sarandë 9/18 Diell re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights