Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe zonën e qendrës në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 12-17 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër
22/34
Diell re shi
Kukës
   19/35
Diell re shi
Lezhë
18/34
Diell re shi
Dibër
16/31
Diell re shi
Durrës
21/35
Diell re shi
Tiranë
26/37
Diell re shi
Elbasan
24/37
Diell re shi
Berat
19/36
Diell re
Vlorë
20/34
Diell re
Korçë
18/31
Diell re
Gjirokastër
17/36
Diell re
Sarandë
23/32
Diell re
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights