Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/29 | Diell, vranësira, reshje |
| Kukës | 14/28 | Diell, vranësira, reshje |
| Lezhë | 18/28 | Diell, vranësira, reshje |
| Dibër | 15/26 | Diell, vranësira, reshje |
| Durrës | 18/29 | Diell, vranësira, reshje |
| Tiranë | 19/29 | Diell, vranësira, reshje |
| Elbasan | 17/30 | Diell, vranësira, reshje |
| Berat | 16/30 | Diell, vranësira, reshje |
| Vlorë | 19/29 | Diell, vranësira, reshje |
| Korçë | 15/26 | Diell, vranësira, reshje |
| Gjirokastër | 16/27 | Diell, vranësira, reshje |
| Sarandë | 16/29 | Diell, vranësira, reshje |
