Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se të martën moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara herë pas here me reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të regjistrohen në Peshkopi (-1°C), Kukës dhe Korçë (2°C). Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18°C, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe Gjirokastrën.
Temperaturat minimale dhe maksimale për disa qytete kryesore do të jenë:
Shkodër: 3°C / 15°C – diell, vranësira dhe shi
Kukës: 2°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë
Lezhë: 8°C / 14°C – diell, vranësira dhe shi
Peshkopi: -1°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë
Durrës: 5°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi
Tiranë: 7°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi
Elbasan: 10°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi
Kuçovë: 5°C / 21°C – diell, vranësira dhe shi
Vlorë: 9°C / 17°C – diell, vranësira dhe shi
Korçë: 2°C / 5°C – diell, vranësira, shi/borë
Gjirokastër: 0°C / 18°C – vranësira dhe shi
Sarandë: 8°C / 18°C – vranësira dhe shi
Bajram Curri: -1°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë
