Moti 2 scaled

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës  me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20 m/sek, me valëzim të lartë në dete, të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 11/17 Re shi
Kukës 9/14 Re shi
Lezhë 12/17 Re shi
Dibër 8/12 Re shi
Durrës 11/19 Re shi
Tiranë 14/19 Re shi
Elbasan 15/20 Re shi
Berat 12/20 Re shi
Vlorë 16/20 Re shi
Korçë 7/16 Re shi
Gjirokastër 10/19 Re shi
Sarandë 14/17 Re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights