Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë moti parashikohet i paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshjet parashikohen hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokalisht breshër.
Gjatë ditës reshjet përgjatë Ultësirës Perëndimore mbesin të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet e territor duke mbetur prezente me intensitet të ulët, kryesisht në jug.
Në zonën e Alpeve, verilindje–lindje në lartësitë mbi 400-500 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metra reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje, pas orëve të mesditës drejtimi i erës bëhet veri-verilindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës pritet të rrijë deri 25 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 4/12 | Re shi diell |
| Kukës | 0/10 | Re shi/borë diell |
| Lezhë | 6/11 | Re shi diell |
| Dibër | 0/8 | Re shi/borë diell |
| Durrës | 9/13 | Re shi diell |
| Tiranë | 9/13 | Re shi diell |
| Elbasan | 7/11 | Re shi diell |
| Berat | 7/12 | Re shi diell |
| Vlorë | 10/12 | Re shi diell |
| Korçë | 1/8 | Re shi/borë diell |
| Gjirokastër | 4/11 | Re shi/borë diell |
| Sarandë | 8/12 | Re shi diell |
