Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët kryesisht do të bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër(në male).
Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/23 | Diell re shi |
Kukës | 9/18 | Diell re shi |
Lezhë | 13/24 | Diell re shi |
Dibër | 8/19 | Diell re shi |
Durrës | 12/24 | Diell re shi |
Tiranë | 14/24 | Diell re shi |
Elbasan | 12/24 | Diell re shi |
Berat | 11/24 | Diell re shi |
Vlorë | 13/23 | Diell re shi |
Korçë | 8/17 | Diell re shi |
Gjirokastër | 9/23 | Diell re shi |
Sarandë | 12/23 | Diell re shi |