Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh me këto të fundit më të theksuara në pjesën e dytë të ditës. Në momentin e vranësirave të dendura në zonën e qendrës dhe jug reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Pas orëve të pasdites ka ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryrë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/19 | Re shi diell |
| Kukës | 7/15 | Re shi diell |
| Lezhë | 11/19 | Re shi diell |
| Dibër | 7/14 | Re shi diell |
| Durrës | 8/20 | Re shi diell |
| Tiranë | 12/20 | Re shi diell |
| Elbasan | 7/21 | Re shi diell |
| Berat | 10/21 | Re shi diell |
| Vlorë | 10/20 | Re shi diell |
| Korçë | 6/14 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 8/17 | Re shi diell |
| Sarandë | 11/20 | Re shi diell |
