Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira deri mesatar, gjatë orëve të mesditës e pasdites në lindje e juglindje të vendit të cilat do të shoqëruan me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në male.
Era ka fryrë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 8-15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 19/32 | Diell |
Kukës | 14/29 | Diell re shi |
Lezhë | 18/32 | Diell |
Dibër | 13/28 | Diell re shi |
Durrës | 16/34 | Diell |
Tiranë | 20/36 | Diell pak re |
Elbasan | 23/37 | Diell pak re |
Berat | 18/37 | Diell pak re |
Vlorë | 22/30 | Diell |
Korçë | 15/28 | Diell re shi |
Gjirokastër | 14/37 | Diell pak re |
Sarandë | 18/33 | Diell pak re |