Moti 2 scaled

Për ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të alternuara herë pas here me kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës reshjet do të humbasin gradualisht terren, duke u izoluar vetëm në relievet malore të jugut me intensitet të ulët, për t’u ndërprerë më pas në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe zonat luginore, do të arrijë shpejtësi deri në 20 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2 deri në 4 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë si më poshtë:

QYTETET
Shkodër 14/20 Re shi diell
Kukës 10/18 Re shi diell
Lezhë 13/21 Re shi diell
Dibër 10/17 Re shi diell
Durrës 13/21 Re shi diell
Tiranë 15/21 Re shi diell
Elbasan 13/20 Re shi diell
Berat 12/21 Re shi diell
Vlorë 14/20 Re shi diell
Korçë 7/16 Re shi diell
Gjirokastër 10/18 Re shi diell
Sarandë 12/20 Re shi diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights