Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-16 m/s.
Deti – Valëzimi 1-3 ballë.