Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e veriut dhe qendrës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi 5-8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/32 Diell re shi
Kukës 21/31 Diell re shi
Lezhë 23/30 Diell re shi
Dibër 17/30 Diell re shi
Durrës 19/31 Diell re shi
Tiranë 23/31 Diell re shi
Elbasan 22/32 Diell re shi
Berat 21/30 Diell re
Vlorë 22/30 Diell re
Korçë 17/29 Diell re
Gjirokastër 23/33 Diell re
Sarandë 21/31 Diell re