Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje e juglindje nga orët e mesditës e pasdite. Në mbrëmje mot i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtësi shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/29 | Diell pak re |
Kukës | 13/26 | Diell pak re |
Lezhë | 21/29 | Diell pak re |
Dibër | 12/26 | Diell pak re |
Durrës | 20/29 | Diell pak re |
Tiranë | 21/31 | Diell pak re |
Elbasan | 17/30 | Diell pak re |
Berat | 17/31 | Diell pak re |
Vlorë | 22/30 | Diell pak re |
Korçë | 15/24 | Diell pak re |
Gjirokastër | 15/30 | Diell pak re |
Sarandë | 20/29 | Diell pak re |