Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare 6-9 m/s.
Detet do të kenë valëzim të ulët, të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/33 | Diell |
Kukës | 16/32 | Diell |
Lezhë | 23/33 | Diell |
Dibër | 16/32 | Diell |
Durrës | 19/33 | Diell |
Tiranë | 21/34 | Diell |
Elbasan | 19/35 | Diell |
Berat | 18/35 | Diell |
Vlorë | 12/36 | Diell pak re |
Korçë | 15/28 | Diell |
Gjirokastër | 12/36 | Diell pak re |
Sarandë | 20/33 | Diell |