Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera – herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/30 Diell
Kukës 13/29 Diell re
Lezhë 18/30 Diell
Dibër 12/28 Diell re
Durrës 17/30 Diell
Tiranë 18/30 Diell
Elbasan 17/31 Diell
Berat 15/31 Diell
Vlorë 17/30 Diell
Korçë 11/27 Diell re
Gjirokastër 14/31 Diell
Sarandë 16/30 Diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights