Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore të thata me origjinë perëndimore e jugperëndimore mbi vendin tonë, do të bëjë që territori ynë ditën e sotme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në veri gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6m/sek, e cila hera-herës në zonat luginore dhe në bregdet pritet arrijë shpejtësi 6-13m/sek, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Sigla
Shkodër 17/30 Diell
Kukës 13/29 Diell pak re
Lezhë 18/30 Diell
Dibër 14/29 Diell pak re
Durrës 19/30 Diell
Tiranë 20/31 Diell
Elbasan 19/31 Diell pak re
Berat 18/32 Diell
Vlorë 20/30 Diell
Korçë 13/28 Diell pak re
Gjirokastër 14/29 Diell pak re
Sarandë 20/30 Diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights