Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se dita e hënë parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës e në vijim.

Sipas parashikimeve, prej orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri hera-herës me intensitet lokalisht mesatar kryesisht në relievet malore të saj. Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era pritet të fry nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, era fiton shpejtësi deri në 10m/s.  Deti  pritet të ketë valëzimi 1 deri në 2 ballë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights