Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/42 | Diell |
| Kukës | 19/39 | Diell |
| Lezhë | 25/42 | Diell |
| Dibër | 20/38 | Diell |
| Durrës | 22/40 | Diell |
| Tiranë | 26/41 | Diell |
| Elbasan | 25/41 | Diell |
| Berat | 20/41 | Diell |
| Vlorë | 23/38 | Diell |
| Korçë | 15/39 | Diell |
| Gjirokastër | 18/41 | Diell |
| Sarandë | 22/36 | Diell |
