Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash të herëpashershme afatshkurtra me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër (në male).

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 8-18 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/24 Diell re shi
Kukës 13/20 Diell re shi
Lezhë 15/22 Diell re shi
Dibër 9/19 Diell re shi
Durrës 14/23 Diell re shi
Tiranë 16/23 Diell re shi
Elbasan 14/22 Diell re shi
Berat 12/23 Diell re shi
Vlorë 14/22 Diell re shi
Korçë 9/18 Diell re shi
Gjirokastër 9/22 Diell re shi
Sarandë 13/23 Diell re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights