Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e vranësira në shtim mesatare deri të dendura. Pas orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites pritet mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës, dhe kryesisht orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet e shiut shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave të herëpashershme dhe afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 400-500 metra, në lindje – juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe male era hera-herës me shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 8/17 | Diell re shi |
| Kukës | 6/17 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | 10/18 | Diell re shi |
| Dibër | 4/15 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 12/20 | Diell re shi |
| Tiranë | 12/20 | Diell re shi |
| Elbasan | 10/21 | Diell re shi |
| Berat | 6/21 | Diell re shi |
| Vlorë | 10/21 | Diell re shi |
| Korçë | 2/13 | Diell re shi/borë |
| Gjirokastër | 5/18 | Diell re shi |
| Sarandë | 10/20 | Diell re shi |
