Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira në shtim prej orëve të mesditës deri pasdite.
Në relievet kodrinore – malore në lindje e juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e tyre në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 7-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/35 | Diell re |
| Kukës | 16/33 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/35 | Diell re |
| Dibër | 14/31 | Diell re shi |
| Durrës | 16/34 | Diell pak re |
| Tiranë | 21/35 | Diell re |
| Elbasan | 18/35 | Diell re shi |
| Berat | 18/35 | Diell re shi |
| Vlorë | 20/34 | Diell pak re |
| Korçë | 14/31 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 17/35 | Diell re shi |
| Sarandë | 19/34 | Diell pak re |
