Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Duke filluar prej orëve të pasdites mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Reshjet nisin fillimisht në zonën e jugut për tu shpërndarë më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri në 12-18 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/24 Diell re
Kukës 6/18 Diell re
Lezhë 14/26 Diell re
Dibër 7/21 Diell re
Durrës 11/25 Diell re shi
Tiranë 14/27 Diell re shi
Elbasan 11/26 Diell re shi
Berat 9/26 Diell re shi
Vlorë 12/25 Diell re shi
Korçë 10/21 Diell re shi
Gjirokastër 8/25 Diell re shi
Sarandë 13/27 Diell re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights